Kejvina e ashpër ndaj Efit dhe Kiarës: Lëpihen e shtiren për tu dukur bukur
Mes njerëzve që ka rezerva për sjelljen e dyshes Efi-Kiara pas rikthimit në “Big Brother” është edhe Kejvina Kthella.
Përmes një statusi në Instagram, mbrëmjen e djeshme ajo i doli në mbrojtje Deas, duke shkruar se meriton finalen, se është treguar qetësi.
Sakaq, më pas ajo ka shkruar se edhe Luizi do Dean në finale, duke thënë se “Thellë-thellë me zemër Luizi do Dean, aq sa donte Oltën aty brenda…sepse janë luftarake e nuk lëpihen për tu dukur bukur në publik. Koha do vërtetojë gjithçka.”
Në një status tjetër, Kejvina flet me superlativa për Jorin duke ironizuar në nëntekst Kiarën dhe Efin. “Një super yll dhe vajzë pozitive që nuk ka pikë lidhje me djallzinë e lëpirseve vërdallë. Edhe kërcimet dhe shakat që bën me Luizin 100% pa të keq po thjesht kërcen, qesh, loz, kënaqet pa asnjë synim të keq. Jori, je bukuria e asaj shtëpie!”
Më pas, Kejvina ka publikuar foton e një freskueseje. Kujtojmë Arbër Hajdarin që i tha Efit dhe Kiarës të marrin nga një freskuese t’i bëjnë fresk Luizit pas rikthimit në shtëpi. “Ndërkohë unë për një moment harrova që nuk jam Luizi e po imagjinoja se po më bënin fresk edhe mua. Edhe unë me këtë imagjinatën time shkoj shumë larg. Çfarë dështakeje jam, varja. Lëre se po e mbyll me kaq se nuk jam lëpirëse, jam panettone”– shkruan Kejvina.