Kejsi Tola kalon 27-vjetorin në palestër, Flori Mumajesi mungoi me dedikimin e tij

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Kejsi Tola festoi ditëlindjen e saj të 27-të. Në këtë ditë të veçantë të këngëtares mbërritën urime të ndryshme në llogarinë e saj në “Instagram” nga të gjithë ndjekësit dhe miqtë e saj.

Një ndër urimet në të bukura që Kejsi mori në këtë ditë ishte dhe ai i mikes së saj, Orgesa Zaimi, e cila ka zgjedhur ta urojë me një bashkim fotosh në periudha të ndryshme të vajzave, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen maçok! Unë të kam ty!”.

Kejsi-Tola-2

Në foton e publikuar në “Instastory” dalloheshin momentet më të veçanta të vajzave, që prej pjesëmarrjes së tyre në programin “Ethet e së premtes” e deri në koncertet e ndryshme të dhëna në ditët e sotme. Mesa duket, miqësia e nisur shumë vite më parë nga një kompeticion, duket se forcohet akoma më shumë me kalimin e viteve, dhe mbetet një nga ato shoqëritë vërtet të rralla.

Ndërkohë, mungoi në këtë ditë një dedikim nga kantautori i njohur Flori Mumajesi, i cili prej disa muajsh është përfolur si i dashuri i Kejsit. Edhe pse në profilin e tij në “Instagram” ai mban këngën që shkroi për të “Më ke mua”, që u komentua në “Kënga Magjike” si kënga që ia dedikonin njëri-tjetrit, prapë nuk pamë një urim publik.

Nga ana tjetër, Kejsi postoi në “Instastory” një foto nga palestra, ku me anë të statusit thoshte se ky ishte vendi dhe mënyra me të cilën kishte kaluar ditën e ditëlindjes. Vetëm pak javë më parë, kantautori shkëmbeu hapur mesazhet e dashurisë me Kejsin, të cilat ka pasur dëshirë që t’i lexojë dhe publiku që e ndjek në “Instagram”.

Ai i kishte bërë foto momentit kur po dëgjonte këngën e Kejsit, dhe e postoi në “InstaStory” të shoqëruar me emoji, ku shihet me sytë e ndezur si zemra. Këtë dedikim e ripostoi edhe Kejsi në “Instagram”-in e saj pa përdorur shumë fjalë, pasi postimi i Florit i thotë të gjitha.

Kejsi-Tola-3

Duket se kodi sekret i dashurisë së tyre ishte hapur nga vetë ata, pasi ,mesa duket, pas 10- muajsh e ndienin të nevojshme që të gjithë të flisnin hapur për dashurinë e tyre sekrete. Që nga fundi i vitit 2018, kur fitoi kupën e “Kënga Magjike” me “Plas”, ajo që i premtonte dashuri të pastër ishte Kejsi Tola me këngën “Më ke mua”, një krijim po ashtu i Flori Mumajesit, që fitoi çmimin e produksionit më të mirë.

Përveç suksesit si këngëtar, ai e ktheu të gjithë vëmendjen edhe te jeta e tij private me postimet e tij. Flori publikoi një foto nga momenti kur interpretonte me Kejsi Tolën këngën “Më ke mua”, te “Post Kënga Magjike”, në studion e të “Dielës shqiptare”, ku shfaqeshin shumë të dashur dhe intimë me njëri-tjetrin.

Teksa Kejsi këndonte, Flori e përqafonte, i drejtohej me fraza dashurie nga teksti i këngës, bënte gjeste romantike dhe kaq mjaftoi që ata të etiketoheshin si çifti më i ri i showbiz-it. Ajo që i shtoi më shumë dyshimet ishte fotoja e publikuar nga Flori në “Instastory”-n e tij, ku shfaqej Kejsi në studiot e xhirimit, foto të cilën këngëtari e shoqëroi dhe atëherë me një emoji zemër.

Ky fakt shtoi më shumë kureshtjen për një romancë të fshehtë, që tashmë kishte dalë në sipërfaqe me dëshirën e vetë Florit. Sipas miqve të tyre të afërt, kjo romancë e Florit me Kejsin e zbuluar në “Kënga Magjike” mund të kishte gjashtë muaj që kishte nisur. Flori dhe Kejsi nisën të afroheshin në verë kur filluan punën për bashkëpunimin e tyre të parë për këngën e Tolës, “U rritëm”.

Kejsi-Tola-1

Një boom i menjëhershëm rezultoi në muajin gusht 2018 ky projekt i ri i Kejsit, duke u bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Me muzikë dhe tekst të Florit, Kejsi bëri zgjedhjen e duhur për këtë projekt muzikor dhe këtë e treguan më së miri komentet pozitive në rrjetet sociale.

E duket se suksesi i saj tashmë është në dorën e Florit, i cili njihet për hit-et e tij të famshme ndër vite. Historia e tij me Kejsin ishte historia e re e showbiz-it për Flori Mumajesin, pas lidhjes me prezantuesen e “Prive”, Liberta Spahiun. Le të shohim nëse do të kemi ndonjë dedikim apo foto nga nata e ditëlindjes.