Keith na prezanton me nënën e tij dhe ajo duket si vajzë e re
Futbollisti, Keith Groeneveld që u bë i njohur për lidhjen e tij me aktoren Adriana Matoshi na ka prezantuar me nënën e tij.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram futbollisti uron të ëmën për ditëlindje duke ndarë edhe një fotografi krah saj.
“Urime ditëlindjen nënë”, shkruan ai teksa shfaqet i buzëqeshur pranë të ëmës.
Kujtojmë se muaj më parë, aktorja Adriana Matoshi dhe Keith i dhanë fund lidhjes.
Në mars të këtij viti, lajmin e kishte konfirmuar futbollisti në një prononcim ekskluziv për Prive ku veç tjerash pati edhe një mesazh.
/Prive.al