Keisi reagon për herë të parë pas lajmeve për romancën e re të Stresit dhe i vuri vulën muhabetit!
Një situatë e pakëndshme u krijua dje për Stresin, pasi në rrjet qarkulloi një lajm sipas së cilit reperi shumë i njohur për publikun shqiptar, kishte nisur një lidhje të re me modelen bjonde Atalanta Kërçyku.
Burime për “Gazeta Shqiptare” kanë treguar se Stresi ishte në një romancë me modelen Atalanta Kërçyku, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.
Lajmet u përhapën pas festës së ditëlindjes së reperit, ku thuhej se ishte parë shumë pranë bukuroshes dhe miq pranë tyre kishin konfirmuar lidhjen.
Mirëpo, asgjë nuk është e vërtetë dhe lajmin e ka përgënjeshtruar vetë Stresi për “Iconstyle.al”.
Reperi ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me vajzën në fjalë dhe hera e parë që e ka takuar ka qenë në ditëlindjen e tij. Kjo pasi modelja kishte ardhur me disa miq të përbashkët.
Stresi rrëfeu se nuk e njeh modelen dhe thjesht kanë bërë foto për ditëlindje, ndërsa më pas mes tyre s’ka ndodhur asgjë më shumë.
“Unë jam i martuar“- sqaron Stresi për “Iconstyle.al”, duke na lënë të kuptojmë se historia me Keisin s’ka marrë fund dhe së shpejti do t’i shohim sërish bashkë! Sigurisht!
Pas bujës së madhe ka reaguar edhe Keisi, në një farë mënyre.
Ajo ka realizuar një video live, ku shihet teksa udhëton me makinë me një shoqen e saj, teksa fansat e kanë ngacmuar lidhur me lajmet e fundit dhe për raportin e saj me reperin.
Mirëpo, Keisi për tu mbyllur gojën vendosi këngën e Stresit dhe filloi të këndonte, duke thënë shkurt dhe qartë se ajo vijon të mbështesë partnerin e saj, pavarësisht problemeve që mund të kenë.
Kjo shpjegon edhe faktin pse Keisi vazhdonte ta mbante në gisht unazën, pavarësisht faktit se nuk flet prej kohësh me partnerin e saj dhe shanset që ata të rikthehen bashkë janë të mëdha, sidomos pas reagimeve të fundit nga të dyja palët.