Keisi feston ditëlindjen, urimi i Stresit do ju habisë të gjithëve
Keisi sot feston ditëlindjen e saj të 24-t. Me anë të disa fotove në Instastory, ajo ka treguar se e ka pritur ditëlindjen me një tortë në forme zemre dhe disa dhurata për të.
“Familja ime më llaston”, shkruan ajo.
Mirëpo ajo që na bëri të gjithëve përshtypje ishte urimi i ish-partnerit të saj Stresit, i cili gjithashtu ka publikuar një foto në ashensor ku duket se i ka hedhur dorën në qafë për t’i dhuruar një puthje. Bashkëngjitur me foton ai ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen”.
Historia e tyre e dashurisë u përfol shumë në media. Nuk e dimë nëse çifti do rikthehen bashkë apo jo por një gjë është e sigurt, të gjithë e kemi kuptuar se ata nuk rrinë dot pa njëri-tjetrin.