Keisi e Stresit nuse tradicionale, merr mbiemrin e burrit edhe në rrjetet sociale
Keisi, partnerja e Stresit, gjatë gjithë kësaj periudhë të vështirë që reperi po kalon, teksa ndodhet ende i arrestuar, i ka qëndruar pranë dhe e ka treguar hapur të gjithë dashurinë që ka për të.
Ajo së bashku me familjen e saj besojnë në pafajësinë e tij dhe presin që së shpejti të lirohet. Në një intervistë nga Keisi mësuam se ajo bashkë me Stresin i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, ku ishin të ftuar vetëm miqtë e afërm të çiftit, sipas Syri.net. Pas martesës së papritur, Keisi ka bërë një ndryshim rrënjësor në profilin e saj.
Në bio-n e saj ajo ka vendosur mbiemrin e Stresit, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet e ndarjes mes tyre.