‘Keeping Up With The Kardashians’ drejt fundit, Kris Jenner tregon përjetimin e madh të Khloe Kardashian

Njoftimi se seriali i njohur ‘Keeping Up With The Kardashians’ është drejt fundit dhe do të finalizohet në vitin 2020, shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet. Ndjekësit e rregullt të familjes Kardashian-Jenner treguan mërzitjen e tyre teksa kanë pohuar se ky lajm i ka prekur shumë.

Ndërsa së fundmi Kris Jenner ka treguar se edhe Khloe Kardashian nuk ka ndaluar së qari që pasi u mor vendimi për t’u mbyllur seriali.

“Ne të gjithë u mërzitëm, por besoj se Khloe e përjetoi më keq nga të gjithë. Ajo është prekur shumë nga ky vendim, megjithatë ne kemi shumë gjëra të tjera të bukura që do të shijojmë dhe do të ndajmë nga jeta jonë”, ka treguar Jenner.

revistawho.com