Keanu Reeves pyetet për vdekjen: Ata që na duan do i marrë malli për ne
Keanu Reeves e la pa fjalë Stephen Colbert ndërsa ishte i ftuar në emision “The Late Show with Stephen Colbert”. Aktori i famshëm ishte duke folur për dy nga projektet e tij të ardhshme kur u shfaq subjekti i vdekjes.
Reeves u pyet nga moderatori i emisionit se çfarë mendon se ndodh kur vdesim. Ylli i “John Wick” u mendua për një moment para se të jepte përgjigjen pastaj tha: “Di vetëm se ata që na duan do i marrë malli për ne.” Ndërsa audienca tha “Awwww,” Colbert u habit. Më pas një buzëqeshje u përhap në të gjithë fytyrën e tij, tha ‘Uou’ dhe i shtrëngoi dorën Reeves. Aktori humbi shokun e tij më të mirë nga mbidoza e drogës në vitin 1993, dhe e dashura e tij Jennifer Syme vdiq në një aksident automobilistik në 2001. Syme dhe Reeves patën një fëmijë së bashku që lindi i vdekur në vitin 1999./Lapsi.al