“Ke vdekur për mua”- U nda pak muaj pas martesës, Miley Cyrus flet për ndarjen me Liam Hemsworth: Ta shpif

Miley Cyrus ka folur për herë të parë për divorcin e saj nga aktori Liam Hemsworth, vetëm pak muaj mbas martesës.

Këngëtarja dhe aktorja e famshme, duke mos iu referuar asnjëherë në emër ish-bashkëshortit të saj, kritikoi ata që “shpifën” mbi arsyet e ndarjes së tyre.

Ajo i dha fund martesës me Liam Hemsworth në vitin 2019 dhe menjëherë pasi lajmi u bë publik aktorja u fotografua në Itali duke u puthur në buzë me Kaitlynn Carter, me të cilën vazhdoi të takohej për pak kohë para se të lidhej me Cody Simpson.

Miley Cyrus u shpreh se nisi një marrëdhënie me Kaitlynn Carter shumë kohë pasi martesa e saj me aktorin mori fund.

“Kalova një divorc publik shumë të shpifur. Ajo që ta shpif me të vërtetë nuk është fakti që unë dhe dikush, të cilin e doja, kishim kuptuar që nuk e donim më njëri-tjetrin ashtu si dikur. Kjo është në rregull, unë mund ta pranoj atë, por nuk mund t’i pranoj horrat dhe gjithë ato histori të krijuara përreth,”– u shpreh ajo.

Ndërsa theksoi se lidhja e saj me Kaitlynn Carter nuk ndodhi menjëherë pas ndarjes.

“Kishte shumë kohë midis asaj që nuk e patë,”– shtoi Miley Cyrus.

Megjithatë këmbënguli se nuk pendohet që i ka dhënë fund asnjë prej romancave të saj sepse kurrë nuk shikon prapa pasi gjërat të kenë mbaruar.

“Meshkujt që kam pasur në jetën time më thonë se jam e ftohtë pasi largohem kur gjërat kanë mbarur. Kur mbaron, mbaron. Ti ke vdekur për mua dhe unë eci përpara,”– shtoi ajo.

Dhe kur bëhet fjalë për të gjetur sërish dashurinë në të ardhmen, Miley tha se dëshiron dikë që e di çfarë do.

“Ju më mirë e dini se çfarë doni, nuk jam më e interesuar të qëndroj për me dikë 10 vite të tjera, siç bëra me dashurinë e parë për ta kuptuar këtë,”– përfundoi aktorja.

/Panoramaplus.al