Me kë e ka kështu? Modelja habit me deklaratën: Jeni falsë, bisha pa zemër

Ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, i ka habitur ndjekësit e saj me postimet e bëra së fundmi në “Instastory”.

Kejvina ka postuar dy mesazhe në italisht, drejtuar njerëzve që kritikojnë të tjerët dhe atyre të shtirur. Por modelja e njohur nuk ka zbuluar se kujt i drejtohet me to.

Kejvina-2

“E bukura është se jeni gjithçka kritikoni”, është njëra prej shprehjeve të shpërndara nga Kejvina.

Tjetra, është pjesë e tekstit të këngës “Non ce la facio piu” (S’mundem më), e reperit Gemitaiz.

Kejvina-4

“Jeni falsë, stuhi pa bubullima, shtireni se jeni mendimtare por jeni bisha pa zemër.”

Ndërkohë kujtojmë se në puntatën e saj të fundit si velinë e “Xing me Ermalin”, Kejvina zbuloi se ishte një ofertë nga një televizion italian, çfarë e kishte bërë të hiqte dorë nga televizioni “Klan”.

Lidhur me këtë, moderatori Ermal Mamaqi u shpreh se ishte “një kanal i fuqishëm italian” ai ku do ta shikojmë Kejvinën, e megjithatë ajo nuk ka dhënë detaje të tjera.