Katy Perry zbulon foto shtatëzanë në karantinë (Foto)
Katy Perry është në pritje të bebushit të parë me partnerin Orlando Bloom. Pak javë më parë, dyshja zbuloi se do të bëhen prindër të një vajze, fakt që e ka bërë këngëtaren sa nervoze aq edhe të lumtur.
Gjatë një interviste të fundit, Perry është shprehur se izolimi me familjen e saj ka testuar marrëdhëniet dhe i ka forcuar ato, por kjo nuk do të thotë që s’ka patur ditë që kalonin me të qara.
Katy nuk e qartësoi se më kë është karantinuar ekzaktësisht, por e sigurtë që shtëpia ka më shumë persona sesa vetëm Orlando-n.
Në lidhje me shtatzëninë, ylli i “Teenage Dream” tha se është shumë e lumtur që “nuk i duhet të lindë nesër”. Bebushja pritet të vijë në jetë gjatë verës dhe deri atëherë Katë u shpreh se çdo ditë është një hap më shumë drejt të panjohurës dhe gjërave të reja.