Katy Perry rrëfen ç’ndodhi në helikopter pas propozimit të Orlando Bloom

Në Ditën e Shën Valentinit aktori i famshëm, Orlando Bloom i propozoi këngëtares Katy Perry dhe kjo ndodhi në një helikopter. “U nisëm për një darkë, por hipëm në një helikopter”, tha këngëtarja për Jimmy Kimmel.

Nga atje, çifti fluturoi mbi Los Angeles, por gjërat nuk kishin shkuar siç ishin planifikuar nga aktori i famshëm. “Pjesë më qesharake është se kishim shampanjë në helikopter dhe kutia e unazës ishte në xhep dhe ai kishte shkruar gjithçka që donte të thoshte në një copëz letre. Ai e nxori jashtë unazës, ndërsa unë po lexoja letrën, por dëgjoj shishen e shampanjës që bie poshtë dhe thyhet. Ai tenton të nxjerrë unazën, kutia e së cilës është shumë e madhe për xhepin e palltos, që më pas shkepet”, tregon duke qeshur këngëtarja.

Pavarësisht kësaj ajo u shpreh se çdo gjë shkoi shumë mirë dhe ajo ndihej shumë e lumtur. Helikopteri u ul diku në qendër të qytetit, ku familja dhe miqtë e këngëtares po e prisnin të entuziazmuar për lajmin. Kujtojmë se Katy Perry la pas një vit shumë të suksesshëm, pasi sipas klasifikimit të “Forbes”, është gruaja më e paguar e vitit në botën e muzikës, me rreth 100 milionë dollarë të fituara. /Opinion.al