Katy Perry është shtatzënë, këngëtarja do bëhet nënë për herë të parë. Zbulon lajmin në mënyrën më të bukur

Këngëtarja 35-vjeçarja ka zbuluar se është shtatzënë me të fejuarin Orlando Bloom. Katy publikoi videoklipin e saj të fundit “Never Worn White” ku tregoi barkun e rrumbullakosur.

Pasi publikoi këngën, në një video live në Instagram Perry u tregoi fansave se shtatzënia ishte sekreti më i gjatë që ka mbajtur ndonjëherë.

“Këtë verë do sjell në jetën fëmijë. Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur. Ky është ndoshta sekreti më i gjatë që më është dashur të mbaj. Mendoja se mënyra më e bukur për ta zbuluar ishte përmes një videoklipi,”- tha ajo.

Ky është fëmija i parë për këngëtaren. Ndërsa Bloom ka edhe një djalë 9-vjeçar, Flynn, me ish bashkëshorten Miranda Kerr.

Çifti është fejuar në Ditën e Shën Valentinit në 2019 pas një lidhje 3-vjeçare.