Katerina Shkëmbi: Puna ime në kazino në Londër, dhe historia me të dashurin e ri

Modelja e “Big Brother 7”, Katerina Shkëmbi ka lënë përfundimisht Italinë duke nisur një jetë të re në Londër (Angli). 24 vjeçarja nga Pogradeci rrëfen punën që bën atje, biznesin që ka plan të hapë, historinë e re të dashurisë, dhe pse u është rikthyer linjave të kolme, duke hequr dorë nga pesha 50 kg kur punonte si modele në Milano.

Prej disa muajsh kë lënë Italinë dhe je vendosur në Londër. Si po shkon jeta jote e re?
Jeta në Londër po shkon mirë në përgjithësi. Jam duke u stabilizuar ngadalë familjarisht. Megjithëse më mungon shumë Italia, këtu në Angli koha është gjithmonë gri dhe kjo gjë nuk më pëlqen shumë. Përveç kësaj edhe sa i takon kuzhinës jam mësuar me atë italiane.
Në Itali ke qenë pjesë e modës, po në Angli cili është angazhimi yt?
Për momentin punoj në një kazino, dhe jam duke bërë “training” për të arritur profezionalizmin e punës në maksimum. Ndërkohë nuk i harroj pasionet e mia, por më duhet pak më shumë kohë.
Puna që nuk do pranoje kurrë ta bëje në Londër?
Nuk do të pranoja kurrë një profesion që nuk më pëlqen dhe nuk plotëson kriteret e mia. Kështu që çdo profesion tjetër që më kënaq dhe me jep sadisfaksion do e pranoja.
Nga Italia në Angli, çfarë ndryshimi sheh në stilin e jetës dhe është ai vendi i duhur për ty?
Në plan kam të merrem edhe me biznes shumë shpejt. Siç e thashë nga Italia në Angli ndryshimi i stilit të jetës është që këtu punojnë shumë dhe ekonomia e vendit është më mirë se atje tani. Por që siç e thashë përsa i përket bukurisë natyrore që ka Italia, kuzhina, moda dhe kultura e Italisë nuk krahasohet me atë angleze.
Para pak kohësh u komentove për disa foto në krevat që u fol se t’i kishte bërë i dashuri. Je duke jetuar një histori dashurie aty në Londër?
Po, jam në një lidhje, dhe për momentin gjërat shkojnë mirë.
E ke kuptuar sekretin për lidhje stabël?
Për një lidhje stabël për mendimin tim nuk ka një sekret. Çdo gjë lind dhe rrjedh natyrshëm dhe duhet respektuar e mirëkuptuar personi që ke në krah.