Katerina Shkëmbi: Peshoja 50 kg si modele, tani kam forma të kolme pasi…
Nëse i referohemi kohës kur ishte lojtare në “Big Brother”, tani format fizike të Katerina Shkëmbit janë më të rrumbullakosura. Sa kilogramë më shumë peshon tani, dhe si e ke bërë trupin të kolmë? “Arsyeja e ndryshimit të formave të mia në krahasim me “Big Brother” është thjesht që unë kur hyra në shtëpinë e “Big Brother” sa isha shkëputur nga modelingu në Milano, dhe pesha ime kishte një standard që duhet të ishte maksimumi 50 kg. Ndërsa tani me gjatësinë që kam jam në peshën e duhur me trupin tim. Këto forma kam pasur gjithmonë përveçse kohës kur kam qenë modele dhe më duhet të isha e dobët”, tregoi Katerina Shkëmbi për revistën “Story”.