Katerina Shkëmbi në “The sun”: Si më zgjodhën për rolin e dashnores në rubrikën e famshme londineze

Katerina Shkëmbi njihet si modelja e “Big Brother 7”, e cila shpeshherë ka qenë protagoniste debatet jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe pas asaj loje. Tashmë Katerina, e cila ka ushtruar profesionin e modeles në Itali është vendosur për të jetuar në Angli, ku duket se fati e ka ndihmuar dhe atje. Fotot e saj janë publikuar në prestigjiozen “The sun” si protagonistja e muajit në rubrikën “The story of the sun”. Për këtë eksperiencë të bukur londineze, Katerina tregon më shumë për “Panorama Plus”.

Kohët e fundit je vendosur në Londër. Me çfarë po merresh atje, duke qenë se në Itali ke punuar si fotomodele?
Në fakt edhe këtu jam pjesë e faqeve të shtypit. Sapo kam dalë në faqet e “The sun”, si protagoniste këtë muaj e rubrikës “The story of The Sun”. Titulli i rubrikës është “Helena’s Love Deception” dhe është një histori-seriale e ilustruar me fotot tona, të tre aktorëve. Historia mban emrin e personazhit tim, pra rreth meje zhvillohet e gjithë ngjarja, një trekëndësh dashurie.
Je protagonistja kryesore në një histori tradhtie, çfarë ndodh mes jush?
Historia flet për një djalë që quhet Max, një vajzë brune që quhet Tina dhe një biondeje, pra unë që quhem Helena. Me pak fjalë jam në rolin e dashnores, që hyn mes këtij çifti. Por që të tregoj gjithë historinë e plotë duhet të presim pesë ditë, po aq ditë sa duheshin për t’u publikuar historia e plotë në “The sun” (qesh).
Ku janë realizuar skenat e kësaj foto-novele?
Skenat i kemi xhiruar në Londër në shtëpinë e pronares që merret me “Story of the sun”, dhe disa lokacione të tjera.
Si vajzë shqiptare, si arrite të hysh në kontakt me “The Sun”?
Një miku im italian që jeton këtu prej 50 vjetësh më takoi me pronaren, të cilën e ka shumë mikeshë. Ajo ka qenë dhe modele e Playboy-t dhe u tregua e gatshme për mua, sapo miku im i tregoi angazhimet e mia të deritanishme në modë apo “Big Brother”. I pëlqeva menjëherë dhe më zgjodhi direkt për këtë rol./Panorama Plus