Katër këshillat e vetme që Lori Hoxha do ia jepte vetes po të ishte edhe njëherë 17 vjeçare
Shpeshherë, Lori Hoxha realizon pyetje përgjigje me ndjekësit e saj në Instagram.
Është kjo mënyra e saj për të qëndruar sa më shumë afër ndjekësve të saj shumë besnikë.
Mbrëmjen e sotme Lori thjesht u është përgjigjur ndjekësve të saj rreth kurioziteteve të tyre, duke zbuluar edhe disa detaje që nuk i kemi ditur më parë. Kështu, dikush e ka pyetur se çfarë këshille do i jepte vetes po të ishte 17-vjeç dhe ajo është përgjigjur duke listuar 4 këshilla:
1. Ji më e kujdesshme me mënyrën se si i do njerëzit
2. Kurrë mos i beso dikujt se nuk do e bëjë sepse do ta bëjë
3. Jepi përparësi familjes dhe synimeve por lërë disa synime për më vonë sepse e ardhmja është e mërzitshme nëse i konsumon të gjitha përnjëherë
4. Mos bëj më shumë tatuazhe.
Por, këto këshilla mund të ju vlejnë për të gjithë jetën jo vetëm për moshën e adoleshencës! /Prive.al