Katër fëmijët e Jon Bon Jovi-t: “I rritëm duke i treguar se duhet të punojnë vetë në jetë”!

Fëmijët e Jon Bon Jovit tashmë janë të gjithë të rritur! Këngëtari ka katër fëmijë me gruan e tij ( të një jete), Dorothea Bongiovi: vajzën Stephanie, 29 vjeç, dhe djemtë Jesse, 28, Jake, 20 dhe Romeo, 19 vjeç.

Pavarësisht famës së Bon Jovit, Dorothea i tha revistës PEOPLE se ata gjithmonë “janë përpjekur shumë” për t’u dhënë fëmijëve të tyre “një jetë normale”. “Ndonjëherë i vendos një këngë te tij të re në makinë rrugës për në shkollë dhe i pyes cfarë mendonin për një remix”, qe rrëfyer ai në vitin 2016. “Por unë kurrë nuk i detyroj të dëgjojnë një disk të tërë.”

Ylli i “Livin’ on a Prayer” gjithashtu ka pasur gjithmonë prioritet t’u tregojë fëmijëve të tij vlerën e punës së palodhur. “Nëse ata shohin sesa e rëndësishme është puna për mua, atëherë mbase do t`ua rrënjos dhe atyre idenë se duhet të punojnë shumë për të arritur atë që duan në jetë”, qe shprehur ai për The Sunday Times në 2007. “Unë punoj shumë në çdo gjë që bëj, që nga ekipi i futbollit, filantropia e deri tek krijimi i rekordeve.”

Ndërsa shumica e fëmijëve të Bon Jovi tashmë janë rritur e janë larguar nga shtëpia, familja me gjashtë anëtarë e gjeti veten duke jetuar përsëri nën të njëjtën çati gjatë pandemisë COVID-2020 – dhe muzikantit kjo gjë i pëlqeu shumë. “Kemi kaluar më shumë kohë bashkë gjatë asaj periudhe në shtëpinë tonë në New Jersey sesa kemi kaluar në më shumë se një dekadë”, tha ai për PEOPLE. “Për rreth një muaj, e gjithë familja jonë ishte e paprekur. Më pas fëmijët e mëdhenj në fund thanë, ‘Ne po ikim” dhe ia mbathën”.

“Fokusi ynë ka qenë gjithmonë familja në radhë të parë dhe të sigurohemi që njerëzit të shkojnë mirë”, shtoi Dorothea. “Ne e pëlqejmë njëri-tjetrin. Kaluam shumë kohë së bashku dhe ishte shumë mirë.”

Bordo