Kate Middleton dëshiron që Harry dhe William të pajtohen
Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Princ Wlliam dhe Harry nuk nuk do të takohen personalisht deri në varrimin e gjyshit të tyre, Princit Philip të shtunën.
Sipas tyre , vëllezërit kanë folur vetëm në telefon, ndërkohë që Kate Middleton dëshiron që të ndihmojë në pajtimin e tyre. Harry e përshkroi kunatën Kate si ‘motrën e madhe që nuk kam pasur kurrë’ kur ajo u fejua me Williamin 11 vjet më parë , por marrëdhënia mes tyre u kris pas intervistës të tij dhe të Meghan Markle për Oprah Winfreyn.
Në intervistë,cifti u shpreh se familja mbretërore ishte treguar e ashpër me ta.Gjithashtu ,Meghan akuzoi Kate se ishte ajo që e bëri të qante atë ditën e dasmës së saj.