“Katastrofë!”/ Liberta Spahiu rrëfen për herë të parë eksperiencën e saj në burg

Moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu, iu ka dhënë mundëisnë ndjekësve të saj të shtrojnë pyetje nga më të ndryshmet nëpërmjet një pyetësori në Instagram, ku ajo iu është përgjigjur shumicave pa nguruar aspak.

Liberta ka ndarë në InstaStory, disa prej pyetjeve më interesante të bëra nga fansat e saj, ku në njërën prej tyre dikush e ka pyetur nëse do ta kishte provuar ndonjëherë të merrte pjesë në ‘Big BrotherVIP”, ku prezantuesja u shpreh se do të qëndronte shumë pak pasi ‘pa telefonin e saj ajo do të luante nga mendja’.

Pyetje: A do ta kishe provusr ndonjëherë “BBVIP” si eksperiencë? Nuk po të pyes a do të hysh por a d0 ta kishe provuar.

Liberta: Nuk ma merr mendja që do të do të kisha qëndruar për një kohë shumë të gjatë në një vend, sidomos pa telefon do të kisha luajtur nga mendja. Por në ndonjë periudhë më të shkurtër kohore dhe me miqtë e mi edhe do ta kisha provuar.

Gjithashtu një ndjekës tjetër i ka kërkuar moderatores të tregojë një të pathënë për veten e saj, ku Liberta ka rrëfyer se disa vite më parë ajo ka bërë disa orë burg.

Pyetje: Na trego një të pathënë për veten.

Liberta: Atëherë ka shumë të pathëna por një që po jua tregoj unë, është që në vitin 2011 kur kam qenë me miqtë e mi në Amerikë për emision, në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në burg. Katastrofë!