KATAR 2022/ Ndeshje e çmendur e Brazilit, Lautaro bën heroin te Argjentina. Ja të gjitha rezultatet (VIDEO)
Janë luajtur tre sfida të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022” në Amerikën e Jugut.
Brazili, i cili është i kualifikuar ka barazuar 1-1 ndaj Ekuadorit në transfertë në një ndeshje ku ka ndodhur gjithçka. Llogaritë u hapën me mesfushorin e Realit të Madridit, Kazemiro në minutën e 6′.
Më pas Domingez lë Ekuadorin me 10 lojtarë në minutën e 15′, e njëjta gjë vlen edhe për Emerson Rojalin ku lë Brazilin me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë në minutën e 20′.
Më pas kartonat e verdhë nuk kishin të ndalur nga “Seleçao” në pjesën e parë ku Alison, Rafinja dhe Eder Militao u ndëshkuan me të verdhë. Sfida u barazua në minutën e 75′ me anë të Torres.
Ndeshja tjetër mes Kilit dhe Argjentinës përfundoi me fitoren 1-2 të kombëtares “Albiceleste”. Takimi u hap me Angel Di Maria në minutën e 10′, më pas ishte Brereton i cili ka rikthyer baraspeshën e sfidës.
Fitoren e Argjentinës e vulosi sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez në minutën e 34′. Kombëtarja e drejtuar nga Skaloni është e kualifikuar për në Botëror teksa renditet e dyta pas Brazilit.
Uruguaj ka fituar minimalisht 0-1 në transfertë ndaj Paraguajit.
Goli i vetëm i takimit ishte nga Luis Suarez në minutën e 50′, duke i dhënë tre pikë me vlera kombëtares së tij për rrugëtimin në Botëror.
NDESHJET E PËRFUNDUARA
EKUADOR 1-1 BRAZIL
Torres 75′ / Kazemiro 6′
KILI 1-2 ARGJENTINË
Brereton 21′ / Di Maria 10′, Lautaro Martinez 34′
PARAGUAJ 0-1 URUGUAJ
Luis Suarez 50′
RENDITJA
PANORAMASPORT.AL