Kastro Zizo “ribashkohet” me gruan e parë Jolën, marrëdhënia speciale pas divorcit

Martesa e parë e Klevis Begës me ish-bashkëshorten Jola Parapani u shoqërua me romancë, xhelozi dhe divorc. Dy prindërit e një djali, Dankanit i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010, për shkak të disa fotove ku Kastro u fotografua duke kërcyer me një brune. Për artistin s’kishte ndodhur asgjë për t’u bërë e madhe, por për shkak edhe të problemeve të tjera në çift ata i dhanë fund. Pas divorcit, Kastro u vendos në Prishtinë ku nisi bashkëjetesën me Erleta Hotin, marrëdhënie nga e cila erdhi në jetë një vajzë. Edhe kjo martesë e tij e dytë dështoi, madje me Erletën u nda shumë keq, ndarje pas së cilës vendoi të kthehet në Tiranë. E për çudinë e të gjithëve ajo që e mbështeti, duke dalë bashkë për jetë nate ishte pikërisht Jola, gruaja e parë të cilën Kastro e njohu kur ajo ishte 17 vjeçe. Komunikimi dhe miqësia e tyre ka vazhduar më vonë, për hir të djalit që kanë bashkë, por edhe se nuk e kanë fshehur që ka qenë një dashuri pasionante që i bëri bashkë. Dhe ja tani që djali i tyre Dankan ka shfaqur dëshirën për të qenë pjesë e televizionit duke kërkuar pse jo famën si i ati, dy ish-të martuarit shfaqen më pranë se kurrë. Ata shoqëruan bashkë djalin në programin e “E diela Shqiptare” të “Tv Klan” në rubrikën e “Power kids”. “Me vipin e power kids 3”, shkruante Jola në foton me djalin, ndërsa Klevis pranë fotos me Dankan i bënte urimin: “ Suksese bir për sonte!”