Kastro Zizo pranon se lyen flokët
Këngëtari i njohur Kastro Zizo gjithmonë e shpreh mendimit e tij pa dorashka. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”. Zizo së bashku me dy këngëtarët e tjerë Eneda Tarifa dhe Robert Berisha, promovuan këngën më të re “Çuna dhe goca”. Por gjatë emisionit, Kastro pranoi se i lyen flokët në shtëpi. Madje ai zbuloi edhe çmimin e bojës, 6 mijë lekë të vjetra në supermarket. “Në shtëpi i kam lyer. M’i kanë lyer. 6 mijë lekë të vjetra bën boja në supermarket”, ka shtuar Kastro. Ndërsa moderatori e ngacmoi Zizon që të lyente thonjtë ashtu siç Robert Aliaj, por këngëtari iu përgjigj: “Po përtoj se i ha. Nuk është se e kam problem t’i lyej”./Panorama Plus