Kastro Zizo i kërkon në sy të publikut llograri Ermal Mamaqit: Kisha ditëlindjen e djalit dhe s’të ktheva dot përgjigje
Një tjetër konkurrent i “Dance Albania” ka patur një sqarim me Ermal Mamaqin së fundmi. Bëhet fjalë për Kastro Zizon. Ky i fundit ka kërkuar që të flasë pikërisht për një koment të Ermalit, që ka nxitur edhe komente në rrjet.
“Javën e kaluar, kisha ditëlindjen e djalit dhe nuk desha të përfshihesha në diskutime të tjera, por s’më pëlqeu që me ironi the “e njohim të gjithë jetën e mrekullueshme të Kastros”. Jeta ime ka qenë vërtet e mrekullueshme si tani, ashtu edhe përpara se të lija alkolin” – tha Kastro. Menjëherë, ndërhyri Alketa e cila tha se do e sqaronin më pas por Ermali dha një përgjigje.
“Ta sqarojmë tamam këtë gjë, se nuk jemi nga ata që zihemi te parkingu. S’kisha asnjë konotacion negativ. Kam thënë “e njoh Kastron prej një jete, ka tre fëmijë të mrekullueshëm”– theksoi aktori.
Më herët, Ermali bëri një batutë për Dubain me Arta Nitajn, kur kjo e fundit u sqarua me aktorin një herë tjetër. Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta ishte pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet.
Biseda nisi nga Ermali dhe vijoi si më poshtë: Ermali: Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta. Alketa: Duhet të shkosh në Brazil. Ermali: Brazil apo Dubai?Alketa: Po me Dubain ç’kishe tani?
Ndërkohë, në atë moment Arta e mori me sportivitet komentin e Ermalit dhe qeshi duke mos bërë asnjë reagim tjetër.Së fundmi, modelja është pyetur sërish mbi këtë temë, teksa ishte e ftuar në emisionin “Prive”.
Ndër të tjera Arata u shpreh se më pas reagoi vetëm se njerëzit e saj ishin prekur. Asaj nuk i kishte bërë përshtypje, pasi është mësuar ta dëgjojë kudo.