Kastro Zizo flet pas dështimit të fejesës: Ndjesë për zhurmën, ja ç’më ndodhi


Ditën e djeshme, përmes një mesazhi telefonik, kantautori Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo njoftoi të gjithë miqtë, kolegët dhe gazetarët për fejesën e tij me një vajzë të panjohur në publik, të quajtur Elma Sulejmani. Dreka e fejesës do të mbahej sot në mesditë, por të ftuarit e miqtë e Kastros kur shkuan në resortin në periferi të Tiranës, nuk kanë gjetur aty as Kastron dhe as partneren e tij. Lajmi për anulimin e fejesës u bë i ditur nga kamarierët dhe menaxheri i restorantit, të cilët nuk dhanë asnjë shpjegim se çfarë kishte ndodhur me Kastron, me të cilin miqtë mundën dot të lidheshin në telefon. E vetëm pak orë pas ndodhisë ka reaguar vetë Kastro. Me anë të një statusi që ka postuar pak më parë ai është shprehur konkretisht: “Miq, whatsapp-i im ka qenë i hakeruar.Ndjesë për zhurmën! As jam fejuar, as në plan s’e kam.Flm dhe ndjesë sërish!”.