Kastro Zizo: Femrat s’më kuptojnë se janë budallaqe, mendjen ma sfidon vetëm Arian Çani

I hapur në intervistat e tij pa fre, dhe spektakolar në mënyrën si prezantohet në ekran, Klevis Bega, i njohur si Kastro Zizo ka gjithmonë gjëra të reja për të thënë. Pas ndryshimit të roleve nga një legjendë në tjetrën si konkurrent i spektaklit “Your Face Sounds Familiar”, ai iu rikthye muzikës dhe emisionit të shumë përfolur “Rrokum”. Një format ku kolegët i rrëfehen duke iu përgjigjur pyetjeve të tij ngacmuece, në studion ku ai thotë se e bën vetë ligjin. Si baba dy herë i një djali dhe një vajze, ai ka lënë pas dy martesa të dështuara. Pyetjes së “Story” nëse jashtë skenës i ndodh ta gjejë më mirë veten tek një femër apo tek një mashkull, pra nga cila gjini kuptohet apo pranohet më lehtë në jetë, Kastro i përgjigjet kështu: “Para se të lindim jemi të gjithë pa seks, shpirtra dhe energji të pastra dhe të lira. Kur vijmë në këtë jetë, vijmë me gjini të ndryshme për të mëkatuar tek njeri-tjetri. Në jetën time pranohen dhe kuptohen lehtë të dy gjinitë. Femrat kuptohen më pak, por kjo për faktin që janë “budallaqe”. Por si një karakter televiziv që është, i duhet të gjejë të ngjashmit e vet edhe në botën e ekranit për t’u ndier sa më mirë. Nëse jeni kureshtarë të dini se cili është personazhi femër apo mashkull që e ka sfiduar deri tani me lirinë e shprehjes apo mendjen e hapur që ka, ai tregon: “S’e di… s’e kam menduar ndonjëherë. Mbase shoku im i vjetër Arian Çani. Mbase…”.