Kastro Zizo bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e vogëlushit
Kastro Zizo është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetet e tij sociale, ku ka zbuluar emrin e vogëlushit dhe i ka bërë një dedikim special edhe nënës së tij, vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
“Sot në orën 04:55 am erdhi në jetë biri im Dante Bega shëndoshë e mirë. Të falenderoj shpirt Sara që më solle në jetë princin e vogël. Një falenderim i madh për mjekët e spitalit “Koco Glozheni” për çdo gjë që benë dhe klinikën @criostemcells për mundësinë e ruajties së qelizave staminale. Një bekim i madh në jetën time. Mbarësi dhe për të gjithë ju”.
Kujtojmë se Kastro ka edhe një djalë tjetër 14-vjeçar që quhet Dankan dhe një vajzë të vogël që jeton në Prishtinë me të ëmën.