Kastro Zizo baba për herë të tretë? Shikoni foton e bebit që e fshiu më pas

Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo” mbrëmë vonë ka postuar në profilin e tij në Instagram një foto duke dhënë lajmin e ëmbël. Sipas “Prive”, këngëtari është bërë baba për herë të tretë. Kastro e ka fshirë më vonë foton, por “Prive” shkruan se ai është bërë me vajzë.Pak muaj më parë, i pyetur tek “E diela shqiptare” nëse do të donte të bëhej baba për herë të tretë, Kastro u përgjigj me “Po” pa u menduar duke shprehur dëshirën se këtë herë do të dëshironte binjakë. Kujtojmë që këngëtari është baba i Dankan dhe Nias, me të cilët poston shpeshherë foto. Ndërkohë nisur nga fakti që e fshiu foton, mediat kanë menduar se mund të jetë një tjetër lojë e Kastros, siç ndodhi pak kohë më parë me fejesën e rreme.