Kasaforta “e artë” e hotelierit të vrarë u gjet e paprekur, grekët: Shqiptari donte vetëm 200 € e tij
Greqia u trondit sot nga vrasja e biznesmenit 69-vjeçar Nikos Halaris, i cili u qëllua për vdekje dhe u dogj nga një i ri shqiptar, të cilit hotelieri nuk i kishte dhënë 200 euro nga puna që kishte bërë vitin e kaluar. 20-vjeçari shqiptar u zbulua nga kamerat e sigurisë, ndërsa pranoi krimin dhe rrëfeu versionin e tij të ngjarjes para autoriteteve greke.
Ai ishte jetim. Nga 2017 ishte kthyer tre herë nga autoritetet greke pasi ishte kapur në Santorini ku qëndronte ilegalisht. Por një pjesë të parave nga viti i kaluar nuk i kishte marrë nga hotelieri. Gjatë debatit mes tyre në ambientet e hotelit, shqiptari e goditi duke e lënë të vdekur më pas e leu me vodka dhe i vendosi flakën.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari nuk u përpoq që ta grabiste pronarin e hotelit, pasi pranë ambientit ku e vrau u gjet një kasafortë me 300 mijë euro brenda, por nuk kishte asnjë gjurmë të gishtave të 20-vjeçarit.
Shqiptari u tha hetuesve se ai kërkonte vetëm 200 eurot e tij për t’ia dërguar nënës dhe motrës në atdhe, pasi të atin nuk e kishte. “Por çdo përpjekje binte në vesh të shurdhër, pronari gjithmonë më fyente dhe thoshte se nuk ta jap borxhin” tha i riu. Një borxh prej 200 eurosh që hotelierit grek i kushtoi jetën dhe shqiptarit rininë./ db/Abcnews.al