Kartolina e verës në mes të dimrit vjen nga Fevziu dhe gjendet në Shqipëri
Kishim parë personazhe të njohur qe guxuan me detin deri nga gjysma e muajit nëntor, pavarësisht temperaturave të ulëta. Blendi, Bieta, Isida janë disa nga emrat që na vijnë ndër mend teksa në “Who” kemi shkruar për të njohurit që nuk e braktisin detin edhe në muajt e ftohtë. Megjithatë me ardhjen e dhjetorit një gjë ishte e qartë, plazh s’kishte më askënd dhe arsyeja ishte mëse e kuptueshme.
Megjithatë me videon e fundit Fevziu na ka treguar të kundërtën. Që plazhin mbase nuk e bën më në dhjetor, ama i kthehesh në shkurt.
“Te lahesh ne 7 Shkurt. Kep Merli, Sarande #albania”, ka shkruar Blendi krah videos së fundit. Duket qartë se Blendi ka shfrytëzuar fundjavën pranverore të shkurtit, por sidoqoftë mbetet një veprim i guximshëm, se dimri ende s’ka thënë mirupafshim dhe klima mbetet po e njëjta.
Ju do guxonit po sa Blendi? Domethënë, jo vetëm të vizitoni bregdetin në fundjavë, por edhe të laheni?/revistawho.com