Kartolina e Krishtlindjes që publikoi Zaimina Vasjari me të bijën është më e bukura e vitit

Zaimina-2

Zaimina Vajsari ka publikuar sot fotot e reja krah së bijës. Për të festuar Krishtlindjen këngëtarja ka zgjedhur të bëjë një set fotografik shumë të bukur me vajzën e saj Khloe. Këto janë festat e para të Zaiminës në statusin e një nëne, prandaj janë edhe më specialet. Këngëtarja është shfaqur e veshur me një fustan shumë festiv në ngjyrë të kuqe, me sfond dekorin e festave. Në krah mban të bijën e cila duket më e ëmbël se kurrë, e veshur me ngjyrat e bukura të festive, shkruan Who. “E vogla ime Khloe, këtë fundvit, kam gjithë botën në duart e mia, të kam ty. Faleminderit Zot!”, shkruan Zaimina krahas fotos në fjalë. Për pak javë Khloe mbush 1 vit që ka ardhur në jetë, jo më kot emocionet e mami Zaiminës janë shumë të mëdha.