Karrierë, familje, dashuri, tetori i paska të gjitha për Gaforret!

Mirë se vini në tetor, Gaforre. Tre planetë i japin fund retrogradit të tyre këtë muaj, ka një eklips dramatik, dhe pastaj Halloween.

Fatmirësisht, më 2 tetor përfundon retrograde e Mërkurit duke hapur kanale të qarta komunikimi për muajin në vijim. Më 8 tetor, merrni një moment për të vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur muajt e fundit, kontrolloni me veten për t’u siguruar që nevojat tuaja romantike janë të prirura siç duhet. Ju funksiononi më mirë kur jeta juaj personale është në rregull, Gaforre. Familja është shumë e rëndësishme për ju. Të kesh një jetë të qëndrueshme në shtëpi ju ndihmon të shkëlqeni në fusha të tjera të jetës.

Ka një hënë të plotë të dielën, më 9 tetor, që ndriçon jetën tuaj profesionale. Kjo hënë e plotë, që nënkupton përfundimin dhe manifestimin, ka potencialin të sjellë lajme të dobishme në lidhje me karrierën tuaj dhe imazhin publik. Yjet duan që ju të shkëlqeni, Gaforre, dhe të rrethoheni me njerëz që ju forcojnë. Nën ndikimin e Saturnit më 22 tetor, do reflektoni mbi situatën tuaj sociale. Nëse ka miq të dashur që kanë gjithmonë në anën tuaj dhe ju i besoni, sigurohuni që të shprehni dashurinë dhe vlerësimin tuaj për ta.

Sezoni i Akrepit fillon të dielën, më 23 tetor. Akrepi është një shenjë e lidhur me seksin dhe është një shenjë tjetër e ujit që është thellësisht emocionale si ju, Gaforre. Kjo kohë e vitit ndriçon pjesën tuaj të kënaqësisë, kështu që ndërsa sezoni i Akrepit mund të jetë seksi për të gjithë, është tepër seksi për ju. Nëse keni partner, prisni që të bëheni të çuditshëm dhe emocionalisht intim. Dhe nëse jeni thjesht duke u takuar, shikoni sesi dashuritë do kthehen në diçka me potencial.

Nëse jeni beqarë, sezoni i Akrepit është një kohë e shkëlqyer për të kontrolluar fantazitë dhe dëshirat tuaja. Nëse nuk po merrni kënaqësi të mjaftueshme, përdorni trurin tuaj për të identifikuar se çfarë keni nevojë dhe si ta arrini atë. Kur Afërdita, hyn në Akrep të dielën, më 23 tetor, do e gjeni veten të etur për të eksperimentuar me grimin për Halloween. Por, përpara se të dilni në festat e Halloëeen-it, qëndroni brenda gjatë hënës së re dhe eklipsit diellor në Akrep më 25 tetor.

Eklipset mund të nxisin dramë dhe të çojnë në përfundime të papritura për të gjitha shenjat, por për shkak se ju sundoni nga hëna, këto dukuri kozmike mund të ndikojnë tek ju më shumë se të tjerët. Kur Marsi shkon në retrogradë të dielën, më 30 tetor, mund të ndiheni pak dembel dhe të pamotivuar. Nëse trupi juaj ka nevojë për pushim, dëgjojeni atë, por nëse jeni gati të festoni Halloween dhe dëshironi të luftoni Marsin retrogradë, vishni një kostum dhe pak grim për të ndihmuar në motivimin e vetes. Shihemi muajin tjetër.