Karantina s’i bën mirë Marinës dhe Getoarit! Moderatorja tregon sherret në çift: Kemi pasur debate, mendoja ta mbaja sekret
Moderatorja Marina Vjollca në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” ka zbuluar dhe sekretin e zënkave të saj me bashkëshortin, Getoarin gjatë periudhës së qëndrimit në karantinë.
Ajo ka treguar se bashkë me reperin prej vitesh jetojnë në Tiranë, dhe kjo periudhë ka qenë pak e vështirë për Getoarin, i cili nuk shkon dot në Kosovë. E pyetur nga Blendi Fevziu nëse kanë pasur probleme në çift, Marina ka rrëfyer se si çdo çift shqiptar, edhe ata nuk bëjnë përjashtim.
Marina Vjollca: Unë dhe Geti prej disa vitesh jetojmë në Tiranë dhe nuk është se e bllokova unë Getin të qendronte këtu gjatë kësaj periudhe. Të them të vërtetën unë si natyrë nuk është se jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka patur fort ndryshim me momentin e vendosjes në karantinë. Për Getin ka qenë disi më e vështirë se sigurisht me koncertet, çdo fundjavë ai dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Kështu që Geti e ka pasur disi më të vështirë, unë e kam pasur më të lehtë.
Blendi Fevziu: Kshu në çift nuk keni pasur probleme?
Marina Vjollca: Shiko në fillim po mendoja ky do të jetë një sekret i çifti tonë, por kur takova çdo çift tjetër, thash ok, s’është problem. Jo jo jemi si çdo çift shqiptar, kemi pasur edhe debate.
Ndër të tjera, moderatorja ka treguar se si e kalon periudhën e saj nën izolim. Nga aktiviteti fizik tek punët e shtëpisë, Marina e paska një ndihmës në kuzhinë Getoarin, pasi gatimet i mbulon reperi: “Gjatë kësaj kohe jam marrë me punët e shtëpisë, kam lexuar, kam shtuar aktivitetin fizik se nuk jam fare natyrë sportive. Geti gatuan, unë jam asistentja, laj-shpëlaj”.
R.L/Dosja.al