Karamuço për djalin që vrau nënën në Pejë: Ai është jashtë realitetit

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se Urim Hyseni, i cili vrau në mënyrë makabre të ëmën duke i pirë edhe gjakun ka një sëmundje mendore të rëndë.

Sipas tij, vrasësi nuk është përballur me një çrregullim të momentit.

Karamuço bëri thirrje për ndërgjegjësim të qytetarëve, të cilët duhet të konsultohen me psikologë kur shohin situata jo normale, për të shmangur ngjarje të rënda si ajo në Pejë.

Karamuço: Këta nisin e shikojnë nënën në mënyrë komplekse dhe e shikon nënë si fajtore dhe që nuk e lë të jetojë, e shikon që jam i varur nga ty dhe dua të çlirohem, ai mund ta shprehë në mënyra të ndryshme. Në këto kushte ku futet në lojë patologjia, kalon në krizë. Unë nisem nga këto që ka thënë pasi ka kryer ngjarjen, ai mund të bënte edhe vetëvrasje dhe për këtë shtohen masat, por ai është jashtë realitetit, nuk është thjesht një çrregullim i momentit, por shumë më tepër se kaq, kemi të bëjmë me një sëmundje mendore të rëndë.

Kemi pasur edhe një rast në Shqipëri ku djali ka vrarë babanë. Kur ka mbërritur policia është parë duke përtypur gjëra të viktimës dhe kjo është menduar që mund të jetë pasojë e një kanibalizimin, por jo, se ndjek një dinamikë që mendon se duke konsumuar pjesë të viktimës nuk do të jetë pjesë, janë deluzione, po t’i pyesësh thonë ne shikojmë koka kafshësh, kemi të bëjmë me diçka reale që ndodh, shikohen edhe nivelet, sepse dopamina është sa nxitëse për mirë, por në momente të caktuara e kthen njeriun në një nivel të rrezikshëm. Kemi shumë vrasës të fjetur, në momentin që shfaqen traumat ata…duhet të shtohen psikologët, duhet ndërgjegjësuar familja, ta çosh në një psikolog psikiatër, ai kërkon një ndihmë dhe kjo është një ndihmë jo vetëm për ta por për të gjithë komunitetin.

Gjykata Themelore e Pejës caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për autorin.

Në aktvendim ndër të tjera thuhet se eksperti i gjykatës, psikiatri Nysret Pepaj, ka deklaruar se ka biseduar me të dyshuarin në lidhje me rastin. Sipas Pepajt, i dyshuari ka deklaruar se “ndodhin këto raste, kanë ndodh edhe më përpara dhe nuk kemi çka të bëjmë tash”.