Kaq para fiton Khaby Lame nga TikTok
Personi më i ndjekur në TikTok, Khabane “Khaby” Lame, zbuloi pagën e tij dhe sa mund të përfitojë ai për çdo postim dhe shifrat janë të mëdha.
22-vjeçari ka 149.5 milionë ndjekës dhe së fundmi ka kaluar Charli D’Amelio si më i ndjekuri në këtë aplikacion.
Tani, ai ka treguar se sa i pasur është bërë nga TikTok.
Khaby i tha Fortune se ai mund të fitojë deri në 750 mijë dollarë për video në TikTok, gjë që do t’i bëjë atij rreth 10 milionë dollarë nga videot e TikTok.