“Kaq ishte!”- Ardit Gjebrea mposht COVID, falënderon engjëllin mbrojtës për…
Moderatori i njohur Ardit Gjebrea ka mposhtur COVID-19. Në një postim në Instagram, ai shkruan se “kaq ishte” dhe tani ka nisur rikuperimi pasi u infektua me koronavirus.
Ardit Gjebrea në postimin e tij falënderoi bashkëshorten, Anila Gjebrean, të cilën e konsideroi një “engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë” që ka qëndruar pranë, si edhe miqtë e fansat që janë interesuar për shëndetin e tij.
Moderatori shkruan se “do duhet pak kohë deri sa të ndezë të 5 motorët, po kush na nxiton? Dielli doli”.
Reagimi i plotë:
Kaq ishte! Tani filloi rekuperimi falënderoj Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox-n e WhatsApp me merakun e tyre.
Faleminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorët, po kush na nxiton?
Dielli doli 🤗🥂
/Panoramaplus.al