
Kaq i ka të sigurta/ Ylli Manjani tregon me sa vite burg do dënohet Erion Veliaj
Juristi Ylli Manjani tha se kryebashkiaku Erion Veliaj mund të dënohet me deri në 10 vjet burg nëse vërtetohen të 4 akuzat e ngritura zyrtarisht nga SPAK ndaj tij.
Ai e cilësoi shumë të rëndë daljen e informacionit në media për komunikimin e akuzave ndaj Veliaj përpara se kjo të bëhet zyrtarisht nga Prokuroria.
“4 akuza janë shumë, janë akuza që nëse vërtetohen, me një bashkim dënimesh pa 10-12 vjet burg nuk shpëton, nëse vërtetohen të 4 akuzat siç janë ndërtuar. Nuk është aspak normale, madje është totalisht anormale që përpara se t’i komunikohet akuza personit publikohet nga media. Ai prokuror që e ka nxjerrë këtë dhe e ka hedhur në media dje duhet të qërrohet nga sistemi sot. Kjo çështje është e paragjykuar se është gjykuar në publik, çfarë duhet të bëjë ai gjyqtari që do ketë në dorë çështjen”, tha Manjani.