“Kapën Pablo Escobarin e Shqipërisë”, Dajana bën deklaratën e fortë për arrestimin e Zogut të Tiranës

Së fundmi, moderatorja Dajana Shabani ka qenë e ftuar në emisionin “Kojshia show”, ku është pyetur mbi arrestimin e ish kolegut të saj, Hermes Nikajt.
Zogu i Tiranës ndodhet ende në burg mbi akuzat e prostitucionit. Ndërkaq, moderatori e ka pyetur Dajanën se si ndihet mbi arrestimin e tij.
Biseda:
Moderatori: Tash ka hyrë Zogu në kafaz, a lirohet.
Dajana Shabani: Jo nuk është liruar, kapën Pablo Escobarin e Shqipërisë…(qesh)
Moderatori: Ti je mërzit për të?
Dajana Shabani: Tani që të jemi të qartë. Unë mërzitem për shëndetin dhe për lekët. Pastaj për Zogun sigurisht që më vjen keq sepse ka probleme më të mëdha në Shqipëri se sa të kapësh Zogun. Duhet të përqëndrohemi tek kriminalitetiti, tek korrupsioni. Më vjen keq, i urojmë rikthim në bazë.