“Kap njëri e puth tjetri”- Bujar Qamili flet për “tradhtinë” ndaj bashkëshortes: Doja të udhëtoja vetëm jashtë shtetit, ja çfarë gënjeshtrash i thoja

Këngëtari i njohur Bujar Qamili ka folur për jetën e tij personale dhe mbështetjen që ka pasur nga bashkëshortja përgjatë këtyre karrierës muzikore.

Ai është shprehur se bashkëshortja e tij mëzitet kur ecin bashkë në rrugë për shkak se është shumë i njohur.

Bujar Qamili tha se e ndalojnë shumë njerëz duke e puthur dhe duke biseduar me të dhe kjo e bezdis shumë bashkëshorten e tij.

“Më shumë mërzitet me mua kur eci me të rrugës. Unë ndalem, kap njëri, puth tjetri, jo fotogafi apo muhabet dhe ajo e shkreta ec,ec. Ka raste që më thotë të pres tek vendi ku ishim nisur,”- tha këngëtari.

Ndërsa mes batutave dhe humorit, rrëfeu “tradhtitë” ndaj bashkëshortes.

Ai u shpreh se në fillim të karrierës bashkëshortja e shoqëronte nëpër koncerte sepse kishte qejt të shihte shtetet e ndryshme.

Por duke qenë se Qamili dëshironte të udhëtonte vetëm e gënjente duke thënë se po shkonte në të njëjat vende që ajo i kishte parë.

“Në fillimet, vinte se kishte qejf me pa. Ka qenë në 6-7 shtete, në SHBA, Angli, Itali, Norvegji, Suedi, Danimarkë, në Luksemburg etj. Me kalimin e kohës kisha një fije qejf sikur me dal vetëm edhe i thoja po shkoj aty ku ti ke qenë një herë. E më thoshte, jo mo se nuk do vij, shko ti,”- tha këngëtari i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

/Panoramaplus.al