Kanye West shpërthen në akuza të rënda ndaj bashkëshortes: Kim Kardashian donte të më mbyllte në çmendinë

Kanye West ka habitur me deklaratat e tij për bashkëshorten Kim Kardashian.

Reperi akuzoi 39-vjeçaren se u përpoq ta mbyllte në një spital psikiatrik.

Në një seri postimesh në Twitter, Kanye zbuloi planin e Kim Kardashian për ta mbyllur në çmendinë.

“Kim po përpiqej të fluturonte drejt Wyoming me një mjek për të më mbyllur si në filmin”Get Out” sepse unë qava për të shpëtuar jetën e vajzave të mia dje,”– shkroi reperi.

Më pas “sulmi” i tij iu drejtua vjehrrës, Kris Jenner. Kanye West tha se Kris fshihej pas zgjedhjeve që ka bërë në jetë Kim Kardashan.

“Kriss mos luaj me mua. Të gjithë ju po përpiqeni të më mbyllni,”- shkroi ai. “Të gjithë e dinë se filmi Get Out ka të bëjë me mua.”

Duke iu referuar kasetave të seksit të Kim Kardashian që u publikuan nga ish i dashuri i saj, Ray J në vitin 2007, ai shkroi: “Nëna e North nuk do ta shiste kurrë atë video seksuale.”

Më pas publikoi një foto me katër fëmijët e tij North, Saint West, 4-vjeç, Chicago West, 2- vjeç, dhe Psalm Ëest, 1 vjeç.

“Fëmijët e West kurrë nuk do jenë playboy”– shkroi ai.

Të dielën, West mbajti tubimin e tij të parë në Karolinën e Jugut, ku mes lotësh kujtoi momentin kur ai dhe Kim dëshironin që të abortonin fëmijën e tyre të parë North.

“Edhe nëse gruaja ime do të dojë të ndahet me mua pas këtij fjalimi, ajo e solli North në jetë edhe pse unë nuk doja. Ajo qëndroi në këmbë dhe e mbrojti atë fëmijë,”– shtoi reperi.

Sipas burimeve pranë familjes për TMZ, Kanye West po përballet me probleme të shëndetin mendor dhe njerëzit rreth tij po i rrinë afër, megjithatë vendimi është i tij.