Kanye West publikon video shokuese duke urinuar mbi kupën e çmimeve Grammy, bën deklaratën e fortë

Reperi Kanye West ka shokuar gjithë botën me veprimin e tij të papritur që ka bërë, duke shprehur pakënaqësinë ndaj industrisë së muzikës.

Reperi ka publikuar të mërkurën disa postime të ndryshme lidhur me të drejtat e autorësisë së muzikës dhe kontratat e regjistrimit.

Më pas, ai publikoi një video ku shihej duke urinuar në një nga kupat e tij të çmimeve “Grammy”. “Më besoni, nuk do të ndaloj”, shkruajti West përbri kësaj videoje.

Në ditët e fundit, reperi ka publikuar shumë postime që kritikojnë industrinë e muzikës, për të cilën tha se bashkë me NBA, janë si “anije moderne e skllevërve”.