Kanye West prezanton të dashurën e re, identitike me Kim Kardashian

Kanye West u pa në Miami me të dashurën e tij të re, Chaney Jones, teksa u ndalën në një dyqan të markës “Balenciaga” përpara se të hanin drekë.

Reperi 44-vjeçar duket qartë se ka një tipar dashurie në fytyrën e tij, teksa shëtiti nëpër dyqanet e “Bal Harbor” me Chaney, e cila në dukje është tejet e ngjashme me ish-gruan e tij Kim Kardashian.

Jones, 24 vjeçe, kishte veshur një veshje krejt të zezë, e karakterizuar nga getat dhe një bluzë e ngushtë, të cilat theksonin linjat e saj trupore, shkruan DailyMail.

Çifti u panë duke u endur së bashku në plazh, vetëm disa orë pasi ish-gruaja e Kanyet dorëzoi dokumente edhe një herë me kërkesën për t’u bërë një grua beqare, pas një sërë debatesh të bëra mes vete në rrjetet sociale.

Kanye, i cili vetëm dy netë më parë publikoi albumin e tij të 11-të “Donda2”, bisedonte në celularin e tij teksa ecte nëpër qendër tregtare i veshur me xhinset dhe çizmet e gomës të dizajnuara nga marka e tij.

Chaney mbrojti sytë e saj me një palë lente reflektuese dhe mbante një çantë lëkure të zezë të markës “Hermes” në njërën dorë, ndërsa kishte mbathur një palë atlete të zeza të markës “Yeezy” – e cila është në pronësi të të dashurit të saj të re, Kanye West.

Reperi amerikan është në mes të një divorci nga gruaja e tij prej gjashtë vitesh, pasi ajo dorëzoi dokumentet e divorcit në shkurt 2021 në përpjekje për t’i dhënë fund martesës së tyre duke përmendur si arsye dallimet e papajtueshme mes çiftit. Ata kanë katër fëmijë së bashku.