Kanye West pezullohet nga Instagrami për 24 orë
Kanye West është pezulluar nga Instagrami për 24 orë pasi ka ofenduar Kim Kardashian, Pete Davidson dhe Trevor Noah në platformën e mediave sociale.
Një zëdhënës i Meta-s ka bërë të ditur se postimet e fundit të West, shkelnin politikat e kompanisë për gjuhën e urrejtjes dhe ngacmimet. Ai nuk do të ketë mundësi të postojë, komentojë apo dërgojë mesazhe për 24 orë.
Gjithashtu, sipas revistës Page Six, nëse artisti 44-vjeçar vazhdon të shkelë politikat, kompania do të ndërmarrë hapa shtesë.
Pasi sulmoi vazhdimisht ish-gruan Kardashian dhe të dashurin e saj, Davidson, gjatë disa javëve të fundit, West sulmoi me fyerje racore edhe Trevor Noahs.
Postimet fyese të West ndaj Noahut erdhën si përgjigje ndaj humoristit që diskutoi dinamikën e tij me Kardashian dhe Davidson në “The Daily Show”./revistawho.com