Kanye West: Pete vuan nga SIDA

Reperi i njohur, Kanye West di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai ka habitur me deklaratën e fundit që ka lëshuar kundrejt aktorit të humorit Pete Davidson, partnerit të ri të Kim Kardashian.

“Pete Davidson vuan nga SIDA”, mësohet se i ka thënë Kanye njerëzve të tij të afërm.

Mesa duket Kanye po bën çdo gjë të mundur që Kim të ndahet nga Pete. Gjithashtu, reperi në këngën e tij ‘diss’ ka thurur edhe disa vargje kundër Pete: “Zoti më shpëtoi nga përplasja, vetëm që të mund ta rrah të pasmet e Pete Davidson”.

Mesa duket Kanye nuk do e lërë me kaq. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga aktori i njohur, Pete Davidson. Kujtojmë që Kanye West dhe Kim Kardashian u celebruan në vitin 2014 por i dhanë fund martesës së tyre vetëm një vit më parë. Dyshja kanë 4 fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm. Në muajin dhjetor, Kanye zbuloi se dëshiron të kthehet sërish me Kim, ish-bashkëshorten e tij. Mesa duket ai po përpiqet kaq shumë që Kim të ndahet nga Pete.

Nga ana tjetër, Kanye ka publikuar pak muaj më parë dhe albumin e tij më në fundit të titulluar “Donda” i tij ka marrë një sërë kritikash, duke u vlerësuar edhe për përmbajtjet në këngët e tij.