Kanye West përfundon në spital, shkak qëndrimi i tepërt në telefon

Kanye West përfundoi në spital me dëmtime të dorës pasi kishte shkruar shumë mesazhe.

Ishte vetë reperi ai i cili konfirmoi se kishte përfunduar duke bërë disa injeksione me steroide, pasi kishte pasur dëmtime.

Të martën në mbrëmje, Kanye publikoi në Twitter një fotografi të një radiografie që tregon dorën e tij të djathtë.

Reperi shkruante se dëmtimi ishte si rezultat i “dërgimit të shumë mesazheve”.

Nuk e dimë sesa mesazhe duhet të shkruash që të përfundosh në spital, por përgjigjen e presim nga Kanye.