Kanye West për skandalin e Balenciaga-s: ‘Të gjithë të famshmit janë të kontrolluar’
Kanye West foli për polemikat rreth fushatës së fundit të Balenciaga-s.
Dikur një nga mbështetësit dhe bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Balenciaga-s, Kanye West u bëri thirrje personazheve të famshëm që të denoncojnë markën luksoze, e cila ndërpreu marrëdhëniet me reperin në tetor pas komenteve të tij kundër hebrenjve.
Në fushatën e fundit të Balenciaga-s paraqiteshin fëmijë që mbanin çanta prej pellushi (me detaje të ngjashme të S&M, sadizëm dhe mazokizëm që lidhen me praktikën e dhunës gjatë seksit). Një tjetër foto, shfaqej një çantë sipër disa dokumenteve në lidhje me rastet e pornografisë së fëmijëve.
“Kjo thjesht tregon se të gjithë të famshmit janë të kontrolluar. Ju nuk shihni asnjë personazh të famshëm që të flasë për situatën e Balenciaga-s,” tha West (via TMZ) pasi u pyet nga paparacët. “Të gjithë këta të famshëm, mos i lini të ndikojnë te ju në asnjë mënyrë, sepse ata kontrollohen nga njerëzit që me të vërtetë kontrollojnë botën,” shtoi ai. “Ata nuk po i shërbejnë Zotit.”
Ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, e cila është ambasadore e Balenciaga-s, tha se po rivlerëson marrëdhënien me Balenciaga-n pas kritikave në rrjet dhe se ishte tronditur nga pamjet shqetësuese.
Bella Hadid, e cila pozoi në një fushatë të markës, fshiu fotot nga Instagrami. Nicole Kidman, e cila gjithashtu u shfaq në reklamë, ende i ka fotot, megjithëse shumë komentues i kanë bërë thirrje të reagojë.
Anabelmagazine