
Kanye West ndryshon emrin
Kanye West ka ndryshuar emrin. Reperi i famshëm amerikan, bashkëshorti i Kim Kardashian, do të quhet Ye. Këngëtari e ka dhënë lajmin në Twitter. “Jam njohur si Kanye West. Por, jam YE”, shkroi reperi. 41-vjeçari ka pasur Ye si nofkë për njëfarë kohe dhe e përdori si emër për albumin e tij të tetë që u publikua në qersho, shkruan Top Channel.
