Kanye West mposht frikën nga kanceri, konsumon një pjatë plot me insekte
Kanye West njihet për natyrën e tij të çuditshme dhe paksa “të egër”. Së fundmi një veprim i tij i ka habitur të gjithë fansat. Kanye ka treguar se ka konsumuar një pjatë plot me insekte dhe nuk ka ngurruar që këtë ta ndajë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale. Në fakt arsyeja pas këtij veprimi ka të bëjë me një çështje shumë të rëndësishme për familjen e tij. Reperi ka treguar se ai po konsumonte darkën me insekte bashkë me babain e tij, që ka fituar betejën me kancerin e prostates, shkruan Who. “Mposhtëm frikën. Babai im dhe unë do të konsumojmë këtë pjatë me insekte për të festuar fitimin e betejës së tij me kancerin. Nuk ka më frikë!”, shkruajti Kanye bashkëngjitur fotografisë. Babai i reperit u diagnostikua me kancer gjatë verës dhe Kanye la punët e tij paska pas dore për të qëndruar pranë të atit në momentet e vështira.