Kanye West i “fiksuar” pas Hitlerit, donte t’i vinte albumit emrin e diktatorit nazist
Kanye West e ka admiruar prej kohësh liderin nazist Adolf Hitler dhe dikur donte të emëronte një album me emrin e tij. Duke folur për CNN, burime pranë reperit se bëhej fjalë për albumin hit të vitit 2018, por më pas vendosi që ta titullonte “Ye”, emri i tij që ka ndryshuar kohët e fundit.
“Ai e lavdëronte Hitlerin duke thënë se sa e pabesueshme ishte që ai ishte në gjendje të grumbullonte kaq shumë pushtet dhe do të fliste për të gjitha gjërat e mëdha që ai dhe Partia Naziste arritën për popullin gjerman”, tha një ish drejtues biznesi, emri i të cilit nuk është bërë publik.
Burimi shpjegoi se njerëzit pranë tij ishin plotësisht të vetëdijshëm për interesin ndaj Hitlerit pasi ai fliste hapur për “Mein Kampf”, manifesti autobiografik i Hitlerit të vitit 1925 dhe shprehu admirimin për nazistët dhe propagandën e tyre. Nazistët, nën drejtimin e Hitlerit, vranë gjashtë milionë hebrenj në Holokaust.
Ish-drejtuesi i biznesit të Kanye tha gjithashtu se ai krijoi një mjedis pune armiqësor me komentet e tij antisemitike, duke bërë që të jepte dorëheqjen. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur reperi po përballet me masa të ashpra nha kompanitë me të cilat ka bashkëpunuar pas komenteve për hebrenjtë. /abcnews.al