Kanye West dhe Kim Kardashian ndërpresin komunikimin me njëri tjetrin

Mediat e huaja kanë raportuar se Kanye West dhe Kim Kardashian kanë ndërprerë komunikimin me njëri-tjetrin.

Sipas tyre, Kanye nuk ka folur me Kim edhe para se ajo të kërkonte divorcin.Ai gjithashtu ka ndryshuar numrin e telefonit dhe i ka kërkuar asaj që për cdo gjë ta telefonoj përmes sigurimit të tij. Burime të afërta me ish ciftin janë shprehur se pavarësisht kësaj ata kanë një marrëdhënie korrekte dhe Kardashian dëshiron që reperi të jetë i përfshirë në jetën e 4 fëmijëve të tyre  North, Saint, Chicago dhe Psalm.”Kim e ka bërë të qartë se Kanye mund të flasë me fëmijët e tij në çdo kohë që dëshiron.Ajo kurrë nuk e ka kërcënuar se do ta mbajë larg fëmijëve. Ajo vetëm kërkon që ai të mos i dëmtojë ata. Ajo e di që ai i do ata, dhe ata e duan atë”, u shpreh burimi.

Lapsi.al